Aktualitet

LISTA/ Si fshihej fitimi- Drejtorët e "Bankers" i akorduan vetes miliona euro, emra fiktivë, paga të mëdha

Kompania pavarësisht xhiros së saj prej qindra milionë eurosh ndër vite, ka deklaruar fitime minimale vjetore.

F.I
LISTA/ Si fshihej fitimi- Drejtorët e "Bankers" i akorduan vetes
Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao

FIER-Një aksion i zhvillur një ditë më parë në zyrat e kompnisë "Bankers Petroleum” ka hedhur dritë mbi një skemë e dyshimtë abuzimi. Drejtori aktual ekzekutiv, Hongping Xiao, shtetas kinez, dhe ish-drejtori shqiptar Leonidha Çobo janë ndër 10 të arrestuarit, pasi dyshohet se i kanë shkaktuar dëme prej miliona eurosh shtetit shqiptar.

Kompania pavarësisht xhiros së saj prej qindra milionë eurosh ndër vite, ka deklaruar fitime minimale vjetore. Por si fshihej një pjesë e mirë e fitimeve për t’u shndërruar më pas në pasuri luksoze e investime të tjera të paligjshme?

Konkretisht vetë CEO i 'Bankers' Hongping Xiao, i cili është vendosur në pranga dyshohet se i ka akorduar vetes një pagë vjetore prej 1 milion euro, si dhe disa ish-administratorë me kombësi të ndryshme. Xiao u emëruar Drejtor Ekzekutiv i Bankers Petroleum Albania, më 1 tetori 2024, pasi u vendos që Huanqin Xiao të japë dorëheqjen si përfaqësues ligjor i degës. 

Në fakt, ndryshimet janë bërë shpesh nga “Bankers”, me qëllim për të fshehur edhe shkeljen e tyre. Kompania bën hetime të pavarura të brendshme dhe në bazë të tyre, ndryshojnë drejtorët.

Ish-drejtori Leonidha Çobo, edhe ai i arrestuar së fundmi, është “kapur” nga vetë kompania për gabime të mëdha. Çobo ka mbajtur për rreth 15 vite në këtë detyrë. Fillimisht ai ka qenë Zëvendësdrejtor Teknik në periudhën Korrik 2004 - Shkurt 2006, drejtor i Operacioneve të Prodhimit në Mars 2006 - Qershor 2009, Zëvendës President e Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në korrik 2009 - mars 2011, Zëvendës President dhe Drejtor i Përgjithshëm në Prill 2011 - Dhjetor 2017 dhe Zëvendës Presidentdhe drejtues për Çështjet e Përgjithshme në janar 2017 - qershor 2019.

Më poshtë në një listë të publikuar nga VoxNews, renditen emrat e drejtorëve dhe zyrtarëve të “Bankers”, duke filluar nga viti 2004 e deri në vitin 2025. Emra të cilët janë paguar miliona euro, por edhe persona anembanë botës që paguhen nga kompania koncesionare, me qëllimin që bilancet t’i nxirrnin pa fitime. 

Në listë janë emra grek, amerikan, kanadezë, kinezë, italianë, shqiptarë, indianë, nordikë, afrikanë etj, etj. Ka shumë emra që kanë të shënuar se kanë punuar “drejtor” të “Bankers”, por pa specifikuar se ku dhe çfarë kanë bërë. Koncesionari ka pasur edhe president, asistent sekretar, drejtor i përgjithshëm, drejtor operativ, menaxher i lartë financiar, sekretar i korporatës, zëvendëspresident, drejtor ekzekutiv.

Këta drejtues janë ndryshuar disa herë, pasi ka pasur edhe këshilltar të lartë, drejtor finance, drejtor zbatueshmëria, zyrtar komunikimi. Madje, ka pasur edhe persona që paguhen nga nafta shqiptare me emërtimin “përfaqësues kryesor në Qeverinë Popullore të Kinës”. Dhe të gjithë, paguheshin me rroga të majme.

Poll

MOS HUMB