Aktualitet

Arrestime në doganë! Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Kalimi në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht

F.I
Arrestime në doganë! Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë
FOTO ILUSTRUESE

QAFË-BOTË-Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë arrestimi i 13 doganierëve. Ndërkohë mësohet se lejohet kalimi i njerëzve vetëm në këmbë.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, të ndaluarit dyshohen për shkelje të detyrës, ryshfet dhe korrupsion të strukturuar. Operacioni është zhvilluar nga Shërbimi i Punëve të Brendshme dhe ka sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në kufirin Qafë Botë, duke krijuar probleme për lëvizjen e udhëtarëve dhe mallrave.

Poll

MOS HUMB