
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Enio Meçajn, person i afërt i Laert Haxhiut. Meçaj u vu në pranga pas grabitjes së exchange në zonën e Astirit në Tiranë, ku dyshohet se ndihmoi në realizimin e krimit të penduarin e drejtësisë Artan Tafani.
Prokurori Dibra, ka pretenduar në sallën e gjyqit se Enio Meçaj nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe akuzohet për një vepër penale e cila nuk mund të sjellë pasoja shoqërore. Dibra ka vijuar pretendimin e tij, duke thënë se sa kohë e Meçaj nuk ka pasur rekorde të tjera kriminale, atij i duhej zbutur masa e sigurisë në detyrim paraqitje.
Emri i Meçaj del edhe tek dëshmia e Artan Tafanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili e tregon si pjesëmarrës në grabitje të ndodhur më herët. Referuar të dhënave hetimore, Meçaj i ka bënë në dispozicion Tafanit një garazh automjetesh, dhe ka penguar në zbardhjen e të vërtetës.
Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23 shkurt 2023, në Shijak, Durrës.
Vetë Laert Haxhiu mbahet ende në burgjet e Greqisë, ndërkohë që në dy raste gjykata ka bllokuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Haxhiu është në kërkim për masakrën e Lushnjes në të cilën mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ndërsa së fundi krimeve të tij i janë shtuar dhe 6 vrasje të tjera të zbuluara nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.
/Zëri