Aktualitet

Aksi Librazhd-Qafë Thanë i mbuluar nga dëbora, policia: Kaloni vetëm me zinxhirë

Gjithashtu, bëhet me dije se në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

F.m
Aksi Librazhd-Qafë Thanë i mbuluar nga dëbora, policia: Kaloni
Qafë Thanë

ELBASAN- Lëvizja e automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë është thuajse e pamundur. Policia e Elbasanit ka njoftuar të gjithë qytetarët që nëse do të përshkojnë këtë aks, të marrin masat për ti pajisur me zinxhirë. Në këtë mënyrë do të shmangin bllokimin e tyre në ngricat e dëborës. Gjithashtu, bëhet me dije se në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Njoftimi:

Aksi rrugor "Librazhd-Qafë thanë" është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeve kryhet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Situata paraqitet problematike në të gjithë vendin. Reshjet e dëborës kanë paralizuar veriun e vendit. Mësohet se problematike paraqitet situata në Rrugën e Kombit dhe Rrugën e Arbrit. 10 automjete janë bllokuar pranë Urës së Vashës në Rrugën e Arbrit. Reshje bore kanë rënë edhe në qarkun e Shkodrës, ku disa akse janë problematike.

Poll

MOS HUMB