
KRUJË- Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur shumë hektarë tokë. Më konkretisht janë përmbytur tokat në fshatin Murqinë të Krujës. Në këtë zonë, është përmbytur dhe dhe rruga e lagjes fundore të këtij fshati, që është bërë totalisht e pakalueshme nga banorët e zonës. Reshjet që vijojnë prej orësh.
Situata paraqitet problematike në të gjithë vendin. Reshjet e dëborës kanë paralizuar veriun e vendit. Mësohet se problematike paraqitet situata në Rrugën e Kombit dhe Rrugën e Arbrit. 10 automjete janë bllokuar pranë Urës së Vashës në Rrugën e Arbrit. Reshje bore kanë rënë edhe në qarkun e Shkodrës, ku disa akse janë problematike.