Aktualitet

“Lenti u indinjua”, vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, Julian Meçe: Nuk e njoh Luftar Reçin

Julian Meçe pretendon se ai nuk ka asnjë njohje me Luftar Reçin, edhe pse ky i fundit ka deklaruar se kanë qenë pjesë e një darke së bashku në vitin 2004

E.K
“Lenti u indinjua”, vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, Julian
Plarent dervishaj dhe julian mece

TIRANË- Julian Meçe ka dëshmuar këtë të hënë për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, e ndodhur në vitin 2005. Për këtë vrasje janë marrë të pandehur shtetasit Emiljano Shullazi, Plaurent Dervishaj, Lulzim Berisha, Endrit Rusi dhe Endrit Taullai. Meçe u pyet nga prokurorët nëse e njihte, Reçin, gjë të cilën e mohoi. Sipas Meçes, në kohën kur përmendet nga i penduari i drejtësisë, vetë ai ka qenë në burg. Meçe pranoi njohjen me Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishajt, ndërsa për këtë të fundit tha se ishte shprehur i habitur kur kishte mësuar për akuzën në vrasjen e dyfishtë.

“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi.

Edhe me Lentin (Plarent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plarenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje.

Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”.

Dëshmia e Julian Meçës është kërkuar nga disa prej avokatëve në proces. Luftar Reçi ka pretenduar se në 2004 në një drekë të shtruar pasi Lulzim Berisha i shpëtoi një atentati është ulur në një tavolinë me Julian Meçen ku ndodheshin edhe rreth 20 persona të tjerë, por i pandehuri për atentatin ndaj Arjan Ndojës e Pëllumb Muharremit, sot i thirrur si dëshmitarë në gjyqin e bandës së Shullazit, e mohoi një fakt të tillë.

Dëshmia e Luftar Reçit zbardhi ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt dhe me organizimin e operacionit “Asgjë nuk harrohet”, u ekzekutuan urdhër-arrestet për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin. Ndërsa Lulzim Berisha dhe kunati i tij, Plarent Dervishaj në momentin e arrestimit ndodheshin jashtë vendit. Berisha është arrestuar pak muaj më parë në Spanjë, dhe është në pritje të ekstradimit, ndërsa Dervishaj u deportua pak javë më parë nga Dubai, së bashku me Meçen. Dy këta të fundit akuzohen dhe për atentatin e ndodhur në Durrës, në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB