Aktualitet

Lejuan kultivimin  e kanabisit, pezullohen nga detyra 4 efektivë policie (EMRAT)

Në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore bëhet me dije se hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

F.m
Lejuan kultivimin  e kanabisit, pezullohen nga detyra 4 efektivë
Foto Ilustruese

PEQIN- Nënkomisar Sefer Dushku me detyrë specialist i hetimit të krimeve, Inspektor Arben Koseni me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve, Inspektor Aranit Koni me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet dhe Shkelzen Xhameta janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në dy raste në një banesë. Pronari i kësaj banese u arrestua 13 shtator për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa. Në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore bëhet me dije se hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i AMP-se

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Rajoni Elbasan - Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim  i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësve të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

 Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.

 N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve.

Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve.

Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të kryera me metoda speciale, ku ka dyshime të arsyeshme bazuar mbi prova për përfshirjen e punonjësve të policisë në shpërdorim detyre, duke lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit R.B.. Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa. Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

 

Poll

MOS HUMB