Aktualitet

Asllan Dogjani paraqitet para SPAK: Më pyetën për çështjen e interpelancës me Ramën

Dogjani ka hyrë në SPAK rreth orës 10.00 dhe ka qëndruar brenda më shumë se dy orë.

k.m.
Asllan Dogjani paraqitet para SPAK: Më pyetën për
Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur pranë ambienteve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dogjani ka hyrë në SPAK rreth orës 10.00 dhe ka qëndruar brenda më shumë se dy orë. Raportohet se SPAK, ka regjistruar procedim penal mbi një kallëzim të disa banorëve përfshirë deputetin demokrat Asllan Dogjani. 

Pas daljes nga SPAK, Dogjani u shpreh se ka dëshmuar për çështjen që ka kërkuar dhe interpelancë me Ramën, por që është rrëzuar nga mazhoranca në Kuvend. Bëhet fjalë për një pallat të ndërtuar në vitin 2006, ku vijojnë përplasjet mes pronarëve dhe banorëve.

Asllan DogjaniNë vitin 2006 është ndërtuar një pallat me ndërtues Ilirjan Çelën, ka bërë shtesa pa leje duke iu shmangur detyrimeve. Për këtë nuk është bërë legalizim, banorët kanë legalizuar vetë pas 20 vitesh pallatin. Para oborrit të pallatit në emër të një të moshuari Ramazan Gjoshi kishte legalizuar kopshtin publik në oborrin e pallatit në njësinë nr. 9. Ja ka kaluar djalit të tij Miljan Çela. Jemi drejtuar kadastrës si banor. I vetmi institucion që ka reaguar. Ka reaguar dhe ka konstatuar se vendimi është i kundërligjshëm.

MOMENTI ME VIDEO: 

Poll

MOS HUMB