Aktualitet

Lëvizje në SPAK, shkon edhe Muhamet Rrumbullaku, a lidhet vizita me largimin e Ardi Veliut?

Veliu dha dorëheqjen 5 ditë më parë dhe sot bëri zyrtarizimin.

f.g
Lëvizje në SPAK, shkon edhe Muhamet Rrumbullaku, a lidhet vizita me
Muhamet Rrumbullaku

TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur në SPAK. Burime i thanë "Zëri.ai", se Rrumbullaku është paraqitur në SPAK në lidhje me informacione për drejtorin e sapo larguar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu.

Veliu dha dorëheqjen 5 ditë më parë dhe sot bëri zyrtarizimin. Largimi lidhet me përfshirjen e tij te dosja 'Metamorfoza' ku ish-kreu i AMP përmendet nga Oltion Bistri.

Nuk dihet informacioni që Rrumbullaku ka ndarë në SPAK, por priten detaje në orët në vijim./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB