Aktualitet

GJKKO dënon me 3 vite burg Lefter Allën, përfiton ulje nga gjykimi i shkurtuar

Në sajë të gjykimit të shkurtuar Lefter Alla do të vuajë vetëm dy vite burg

E.K
GJKKO dënon me 3 vite burg Lefter Allën, përfiton ulje nga
Lefter Alla

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Vendimi është dhënë paraditen e sotme në GJKKO, ndërkohë që vetë Alla kiste kërkuar pafajësinë, me pretendimin se ai nuk ishte përfshirë në akte korruptive. Në seancën ku SPAK dha pretencën, Lefter Alla do të deklaronte se gjithë jetën e tij ishte marrë me biznes, të cilin e kishte lënë për t'i shërbyer popullit, madje duke cënuar financat e familjes së tij. 

Në sajë të gjykimit të shkurtuar, Lefter Alla përfiton ulje dënimi. Në përfundim ish-kryebashkiaku i Bulqizës do të vuajë vetëm 2 vite burg.

Lefter Alla u vu në pranga pasi ndaj tij u ngritën dy akuza për "shkelje të barazisë në tendera" dhe "shpërdorim të detyrës". Bashkë me Allën u vunë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani "BOE England", e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, "OE 2AF Albania shpk", lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB