Aktualitet

I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës/ Laert Haxhiu mbërrin në Tiranë, dërgohet drejt burgut 313

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale.

f.t
I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës/ Laert
pamje nga ngjarja

TIRANË-Nën masa të rrepta sigurie, Laert Haxhiu ka mbërritur në Tiranë. Haxhiu është dërguar në burgun 313. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale. Ai u ekstradua sot nga Greqia në Shqipëri, ku tre mjete me forca speciale nga Tirana mbërritën në Kakavijë dhe e morën në dorëzim.

Laert Haxhiu u arrestua në Greqi në maj të vitit 2023, 6 vjet pas masakrës me dy të vrarë në Lushnjë. Në shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe është në pritje të vendimit të gjykatës greke, nëse do të ekstradohet në Shqipëri.

Lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, në prill, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me burg përjetë./ZËRI

Poll

MOS HUMB