
TIRANË- Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit është shoqëruar me tensione të forta këtë të mërkurë, ku sërish këshilltarët e opozitës janë shprehur kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Ndërkohë që qytetarët të mbështetur dhe nga këshilltarët e djathtë protestuan në hyrje të sallës ku po zhvillohej mbledhja.
Nga ana e saj opozita ka paralajmëruar se do të ketë bojkot pa afat të mbledhjeve derisa Bashkia të heqë dorë nga vendimi për të rritur çmimin e ujit.
Po me tensione është zhvilluar dhe mbledhja e Këshillit Bashkiak të hënën, ku madje u regjistrua dhe një incident pasi një qytetar sulmoi një prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Kjo solli dhe ndërprejen e mbledhjes./ZËRI