Aktualitet

Lejoi largimin e Elidon Çelës, ndalohet polici i Portit të Durrësit. Kapet dhe i arratisuri

Personi, të cilin e ka lejuar që të dilte nga Shqipëria është Elidon Çela, pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova.

k.m.
Lejoi largimin e Elidon Çelës, ndalohet polici i Portit të
Elidon Çela

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie, me detyrë inspektor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për policin me iniciale Glegis Lushi, i cili nga të dhënat e para, dyshohet se më 17 shtator, ka lejuar daljen jashtë shtetit të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Lejoi largimin e Elidon Çelës, ndalohet polici i Portit të
Momenti i arrestimit të policit

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit. Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor G.L., 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës."

Personi, të cilin e ka lejuar që të dilte nga Shqipëria është Elidon Çela, pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Pas disa orësh ndjekjeje, efektivët kanë arrestuar oficerin e Portit të Durrësit Elidon Çelën, të cilit i janë gjetur edhe 9 000 euro me vete.

“Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Eurot”. Kapet dhe vihet në pranga, sapo zbriti nga trageti, në portin e Durrësit, 33-vjeçari nga Lushnja, i shpallur në kërkim për një sërë veprash penale. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti 9000 euro. 33-vjeçari, i shpallur në kërkim për sasinë e madhe të eurove të kapura në portin e Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, i zhvilluar në tetor të vitit 2022, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas të shpallur në kërkim që do të kthehej nga Italia në Durrës, me traget, kanë organizuar punën dhe në momentin që shtetasi E. Ç. ka zbritur nga trageti, shërbimet e Policisë e kanë vënë në pranga. Në vijim të veprimeve, shtetasi E. Ç., 33 vjeç, banues në Lushnjë, u arrestua pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 14 shtator 2023, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurisë  "Arrest në burg", për këtë shtetas. Gjatë kontrollit, në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjetën 9 000 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me detyrim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet e akcizes", "Kontrabanda me mallra të tjera", “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë", “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia.

Më 21 tetor 2022 në furgonin e kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara. Shumë e eurove u gjet e fshehur në tavanin e një autobusi të që lëvizte nga Bari në Shqipëri. Elidon Çela ishte shoferi dhe pronari i autobusit.

Pas arrestimit, për të Gjykata e Apelit vendosi që ta nxirrte nga burgu, duke i vendosur një masë më të butë sigurie. Ishte gjyqtarja Anita Jella ajo që i ka kthyer lirinë Elidon Çelës me arsyetimin se lirimi i tij nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimit. Por ishte Gjykata e Lartë që ndryshoi vendimin, duke e vendosur në "arrest me burg". Por Çela nuk u gjet në banesën e tij duke u shpallur kështu në kërkim.

Gati një javë më parë, Elidon Çela ka kërkuar që të largohet sërish nga porti i Durrësit dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kalojë, kur në fakt duhet që t'i vendoste prangat. Megjithatë, Çela ka rënë sërish në prangat e Policisë pasi është rikthyer sërish në Shqipëri, po përmes Durrësit.

Përveç efektivit të vendosur në pranga, hetimet vijojnë edhe për disa nga kolegët e tij./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB