Aktualitet

Kush urdhëroi fshehjen e krimit në azil? Sekuestrohen celularët e dy infermiereve

Stafi ka pranuar se mes dy të moshuarve nuk ka patur konflikte më herët.

F.m
Kush urdhëroi fshehjen e krimit në azil? Sekuestrohen celularët e
Zyhhdi Shehi dhe Virxhil Vesho

TIRANË- Prokuroria ka sekuestruar telefonat e dy infermiereve të azilit ku ndodhi vrasja, të cilat akuzohen se kanë tentuar të fshehin krimin. Infermieret Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi janë pikasur nga kamerat e sigurisë teksa largojnë trupin, pastrojnë gjakun dhe më pas kanë telefonuar agjencinë e funeralit.

Bisedat dhe mesazhet në celularin e tyre do të zbardhin emrin e njeriut që ka urdhëruar fshehjen e krimit, që dyshohet se janë administratorët e azilit “Ruaje moshën”. Stafi ka pranuar se mes dy të moshuarve nuk ka patur konflikte më herët.

Nga ana tjetër agjencia e funeralit ktheu trupin dhe lajmëroi policinë pasi pa dhenjat e dhunës tek i ndjeri Virxhil Vesho, i cili u godit me bastun për vdekje nga historian Zyhdi Shehi.

Hetimet vijojnë.

Poll

MOS HUMB