
Zjarri
KRUJË- Zjarri në Bojë të Krujës është riaktivizuar sot. Në vendngjarje mësohet se ndodhen forcat e zjarrfikëses që po luftojnë me flakët, ndërkohë që raportohet se ka dëme të shumta materiale. Zjarri u aktivizua fillimisht një natë më parë, ku u dërgua për ndihmë dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.
Më pas, helikopteri u largua drejt Finiqit, ku u dogj Parku Arkeologjik. Megjithatë, mëngjesin e sotëm, zjarri në Bojë u izolua. Tashmë, si duket është riaktiviuzar dhe dyshohet të jetë e qëllimshme.
Poll