Aktualitet

Kush janë 4 prokurorët në garë për 1 vend në SPAK

Afati i aplikimeve përfundon zyrtarisht të hënën, 4 emrat që janë në garë deri tani

E.K
Kush janë 4 prokurorët në garë për 1 vend në SPAK
4 prokuroret ne gare per SPAK

TIRANË- Në ditët e fundit të afatit zyrtar, që mbyllet të hënën, prokurorja Sonila Muhametaj ka aplikuar për vendet vakante në Prokurorinë e Posaçme. Ajo ka dorëzuar dokumentacionin në SPAK, ndërkohë që më herët kanë aplikuar dhe 3 kiandidatë të tjerë.

Mësohet se kandidaturën e parë e ka dorëzuar prokurori Albert Kuliçi, pas tij edhe prokurori Olsi Dado, Kreshnik Ajazi dhe gjatë ditës së sotme Sonila Muhametaj.

Albert Kuliçi ka qenë prokuror në Vlorë, ndërsa aktualisht është prokuror në Tiranë. Në vitin 2019 Kuliçit iu vendos eksploziv në makinë.  Në atë kohë ai hetonte tjetërsimin e pronave në Karaburun e Zvërnec.

Olsi Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Në vitin 2010 ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej vitit 2020 u komandua në Prokurorinë e Përgjithshme si ndihmës magjistrat, transferim që u ndërpre më 6 mars, për të filluar një komandim të ri në SPAK.

Kreshnik Ajazi është drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, dhe së fundi ka pasur në dorë dosjen ‘Never Forget” që çoi në pranga 12 persona, pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili zbardhi 6 vrasje që dyshohet se janë kryer nga grupi i Laert Haxhiut.

Muhametaj ka qenë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që tashmë synon një vend në Prokurorinë e Posaçme./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB