Aktualitet

Arbëreshët në alarm, shkak riorganizimi i sistemit shkollor

Humbja e institucioneve kulturore arbëreshe, mund të shkaktojë një shpërbërje të strukturës shoqërore dhe rrjedhimisht shpopullimin e zonave

D.XH
Arbëreshët në alarm, shkak riorganizimi i sistemit shkollor
Arbëreshët

ITALI – Komunat arbëreshe janë në alarm dhe shkak është bërë riorganizimi i sistemit shkollor italian. Ky sistem riorganizimi do të prekë fshatrat, e banuara nga arbëreshët.

Ky akt i Autoritetit Rajonal të Kalabrisë nuk ka marrë në konsideratë praninë e pakicave gjuhësore dhe historike në territorin italian, të mbrojtura nga ligji 482/99 dhe të përfshira shprehimisht në nenin 1, paragrafi 557.

Të gjitha institucionet arsimore në provincën e Kozencës që funksionojnë në një territor të pakicës gjuhësore arbëreshe (minoriteti arbëresh- shqiptaro-italian i pranishëm prej mbi 500 vjetësh në rajonet jugore) do të shfuqizohen ose do të shkrihen me institucione të tjera në zonat fqinje.

Humbja e këtyre institucioneve kulturore, mund të shkaktojë shpërbërje të strukturës shoqërore dhe mund të sjellë edhe shpopullim të zonave.

Kjo mund të çojë në humbje të veçorive tepër të veçanta, të këtyre komuniteteve dhe të trashëgimie të çmuar historike, kulturore e gjuhësore të arbëreshëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB