Aktualitet

Sekuestrohen 60 litra raki shqiptare në Napoli

Rakia u konsiderua si kontrabandë, pasi nuk ishte me dokumentacion

D.XH
Sekuestrohen 60 litra raki shqiptare në Napoli
Rakia e sekuestruar

NAPOLI – Policia në Napoli ka sekuestruar 60 litra raki shqiptare.

Pija e ardhur nga Shqipëria u gjet në një furgon, që drejtohej nga dy shqiptarë.

Karabinierët kanë vënë nën hetim dy shqiptarët, që po drejtonin furgonin.

Policia italiane, pas kontrolleve vuri re se në furgon kishte një substanbcë të lëngshme, që nuk po arrinte dot ta identifikonte se çfarë ishte.

Shishet me raki ishin pa vula dhe ndaj u cilësuan si kontrabandë. Mungesa e dokumentacionit nuk vërtetonte as origjinën e substancës së lëngshme.

Për rakinë kontrabandë, shqiptarët janë vendosur në hetim./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB