Aktualitet

Kush i ka në dorë qytetarët? Pas NARCO taksive, në pranga kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas

A do të ketë vullnet këtë herë policia për të goditur në bazë fenomenin e shpërndarjes së drogës përmes mjeteve të transportit publik?

E.K
Kush i ka në dorë qytetarët? Pas NARCO taksive, në pranga
Eneo Sulejmanaj

TIRANË- Kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas, Eneo Sulejmanaj u vu në pranga mbrëmjen e djeshme, gjatë një operacioni antidrogë, ku rrezikoi dhe jetën e policëve, dhe ku për pasojë njëri prej efektivëve e qëlloi me pistoletë në këmbë për ta neutralizuar.

Sulejmanaj, rezulton që të jetë një aktor kyç në shpërndarjen e kokainës, ndërkohë që policia vuri në pranga dhe dy miqtë me të cilët ai po lëvizte në momentin e operacionit. Arrestimi i tij rikthen në vëmendje shqetësimin që ZËRI ka ngritur për muaj me radhë, se në dorë të kujt ka rënë transporti publik i qytetarëve në Shqipëri.

Pas NARCOTAXI-ve, ku u dokumentua me zë dhe me figurë, sesi taksistë të kompanive të ndryshme ishin shndërruar më shpërndarës droge, duket se ky fenomen nuk është i kufizuar dhe i panjohur dhe për linjat e transportit ndërqytetas.

Arrestimi i Sulejmanajt, vërteton atë shprehjen e famshme që ‘peshku qelbet nga koka’, e të paktën këtë herë shpresojmë që policia të mos e kufizojë operacionin vetëm me prangosjen e tij, por të zbulojë nëse përmes tij janë hedhur themelet e një rrjeti të organizuar të shpërndarjes së kokainës.

Sa i takon Sulejmanajt, policia ka dyshime se ai furnizonte me kokainë disa grupe kriminale në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ndërsa mbrëmjen e djeshme do të bëhej dhe shitja e lëndës narkotike. Në momentin e arrestimit tre të rinjve iu gjet një sasi prej 1 kilogramësh kokainë, e cila kap një vlerë prej mijëra eurosh në treg. /ZËRI

Poll

MOS HUMB