Aktualitet

Kush donte ta vriste Durim Bamin? Zbardhen detaje nga dosja e SPAK, armiqësitë me grupin e Shijakut

Vetë Durim Bami, dyshohet se prej disa kohësh është larguar drejt Dubait

E.K
Kush donte ta vriste Durim Bamin? Zbardhen detaje nga dosja e SPAK,
Durim Bami dhe Astrit Avdylaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK që ka nisur mëngjesin e të premtes në disa qytete të vendit, që synon arresimin e personazheve të njohur të botës së krimit, të implikuar në ngjarje të rënda penale.

Sipas përgjimeve të SPAK, të përfituara nga mesazhet në aplikacionet e koduara Astrit dhe Aldo Avdylaj, xhaxha e nip, kishin në plan që të vrisnin Durim Bamin. SPAK ka dyshime se Astrit Avdylaj ishte kreu i bandës kriminale.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur Fatmir Troplini, i njohur si Miri i Pojës, i cili thuhet se kishte plan për të vrarë Preng Gjinin.

Po ashtu raportohet se për Visin e Pojës ka pasur vetëm urdhër për kontroll dhe jo urdhër-arresti. Në banesën e këtij të fundit, mësohet se janë gjetur shumë të mëdha parash, që kapin vlerën e rreth 3 milionë eurove.

Vetë Durim Bami nga ana tjetër akuzohet se ka krijuar kushtet për vrasjen e Marklen Hakës. Në atentatin e ndodhur në vitin  2019, Haka mundi të shpëtonte, ndërsa u vra halla e tij./ZËRI 

Poll

MOS HUMB