Aktualitet

Vëllai i zhdukur prej 10 vitesh, policia arreston me urdhër të SPAK Naim Stafukën

Arrestimi i Naim Stafukës është bërë ditën e djeshme me urdhër të SPAK

E.K
Vëllai i zhdukur prej 10 vitesh, policia arreston me urdhër të
Naim Stafuka

TIRANË- Mes urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë. Burime bëjnë me dije se Naim Stafuka është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Marklen Hakës, që ka ndodhur në vitin 2019 në Fushë Krujë.

Emri I Naim Stafukës për herë të fundit është lakuar në janar të 2022, ku banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Lënda plasëse u vu në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku banonte Naim Stafuka me familjen. Shpërthimi ndodhi pikërisht në vendin ku vite më parë u rrëmbye vëllai i tij.

Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, që në vitin 2015 u rrëmbye nga tre persona të maskuar në afërsi të banesës dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

Vëllai i Naimit, Enver Stafuka u akuzua për vjedhjen në bashkëpunim të automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por gjykata e nxori të pafajshëm. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB