Aktualitet

Kukësi përfshihet nga cikloni, vendi mbetet pa energji elektrike

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

F.m
Kukësi përfshihet nga cikloni, vendi mbetet pa energji elektrike
Moti i keq

KUKËS- Kukësi është përfshirë nga cikloni. Era e fortë, shoqëruar me shira të dendur kanë bërë që banorët e vendas të mbyllen në shtëpitë e tyre. Shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa qyteti po furnizohet me ndërprerje.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale. Prej tre ditësh, Shqipëria po vuan pasojat e stuhisë ‘Ciaran’ që mbërriti në vendin tonë, pas dëme që shkaktoi në Evropë. Dëmet ishin të shumta dhe përmbytjet nuk kanë munguar. Sinoptikanët kanë paralajmëruar dhe një tjetër stuhi, ‘Domingos’ që pritet të jetë më e fuqishme se e para.

Poll

MOS HUMB