Aktualitet

Kujdes në timon! Ndryshime në Kodin Penal, 3 vjet burg për parakalim të gabuar

Duket se aksidentet e shumta rrugore kanë detyruar qeverinë që të bëjë ndryshime, deri në burgosje për shoferët problematikë.

D.XH
Kujdes në timon! Ndryshime në Kodin Penal, 3 vjet burg për
Ndryshime ne Kodin Penal

NDRYSHIMET NË KODIN PENAL- Qeveria ka parashikuar ndryshime të tjera në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Tashmë në ndryshime përfshihen edhe vepra penale, që kanë të bëjnë më respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ekspertët kanë propozuar që të jenë të dënueshme si vepra penale: Parakalim i gabuar, drejtimi i mjeteve duke mos respektuar sinjalistikën, drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt, mosmarrja e masave për ta bërë të dallueshëm mjetin e ndaluar ose të prishur në një distancë të mjaftueshme, kur kjo kërkohet për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor, të cilat mund të vënë në rrezik, shëndetin dhe integritetin trupor të një personi ose të një prone me vlere të konsiderueshme.

Për këto parashikohet dënimi nga gjobë deri në 3 vjet burg. Duket se aksidentet e shumta rrugore kanë detyruar qeverinë që të bëjë ndryshime, deri në burgosje për shoferët problematikë.

Një tjetër ndryshim i propozuar ka të bëje edhe me mungesat e avokatëve në proceset gjyqësore pa një shkak të arsyeshëm apo të ligjshëm, në një çështje që është me të paraburgosur duke sjellë pezullim të gjykimit.

Kjo përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ndërsa nëse kryhet për here të dyte dënohet me qortim gjyqësor. Nga këto ndëshkime nuk përjashtohen as prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nëse mungojnë në seanca mund te ndiqen penalisht dhe te dënohen me gjobë dhe si dënim plotësues është parashikuar edhe  heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Prej disa kohësh tanimë, në Ministrinë e Drejtësisë, një grup ekspertësh është duke punuar për Kodin e Ri Penal.

Pak kohë me parë ministri i Drejtësisë ka pohuar se ka përfunduar hartimin e pjesës së përgjithshme, po bëhet edhe pjesë e posaçme dhe me pas do të hidhet per konsultime. Grupi i punës për ndryshimet në Kodin Penal përfshin përveç ministrisë së Drejtësisë edhe përfaqësues të shkollës së magjistraturës dhe ekspertë të fushës. /Zëri

Poll

MOS HUMB