
TIRANË- ZËRI prej disa ditësh është duke ndjekur skandalin me cilësinë e miellit që tregtohet në vendin tonë, edhe pse nga kompanitë përgjegjëse dhe AKU nuk ka asnjë reagim, pavarësisht bllokimit të një sasie prej 52 tonësh miell dhe makarona të kompanisë DIAMOND. Në videot e ZËRIT në rrjetet sociale denoncimet e qytetarëve kanë qenë të shumta, edhe për kompani të tjera të miellit, përveç Diamond dhe Ola.
Qytetarët shprehen se kanë gjetur krimba dhe në pakot me miell Prima, miellin Mia, apo në pakot me oriz. Komentuesit janë në një mendje, kur kërkojnë një reagim më të fortë nga ana e institucioneve, që deri tani ka qenë inekzistent. Por nga ana tjetër dhe vetë kompanitë e kontaktuara nga ZËRI nuk japin asnjë sqarim për konsumatorët e tyre, dhe vijojnë aktivitetin edhe pse denoncimet tashmë janë masive, dhe nuk kemi të bëjmë me raste sporadike.
Disa prej komenteve të qytetarëve, që tregojnë rastet e tyre:
-Mua më doli gjithë buburreca
-Edhe te SPAR ishte me krimba
-Edhe Prima është me krimba, më ka qëlluar mua dhe e kam kthyer mbrapsht, sepse kishte disa miza të kuqe dhe krimba
-Edhe mua ashtu më ka dalë me miza dhe me krimba
- Edhe mielli Mia ka kryma dhe kakardhija miu
-52 ton miell, 50 ton miell dhe 2 ton krimba
-AKU ka vdek o shok, fle gjumë, por mirë bëjnë kur nuk çohemi ne si popull në protest
- Ehh sa herë më kanë qëlluar mua makaronat dhe orizi me krimba
Por pavarësisht denoncimeve edhe në faqen e ZËRI, AKU ende nuk reagon, edhe pse redaksia ka tentuar çdo formë komunikimi dhe me drejtorin e këtij institucioni Edmond Rrushi.
/ZËRI