
SARANDË- Një automjet ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është përmbysur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq.
Mjeti i aksidentuar është me targa rumune, ndërkohë që aksidenti dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjuesit të sotëm.
-
U aksidentua, rumuni mbledh rrobat e ikën nga Policia
29 Nëntor, 17:16
Burime bëjnë me dije për Zërin se personi që u aksidentua gjatë natës dhe u largua pa pritur policinë, ka qenë një punonjësi i FRONTEX, shtetas rumun. Ai është vënë nën hetim nga ana e policisë. Mediat kanë publikuar momentin, kur shoferi i makinës së aksidentuar merr rrobat nga autromjeti dhe më pas largohet nga vendngjarja.
Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit).
Në këtë rrugë, edhe pse janë kryer punime, madje edhe është bërë zgjerimi i saj, mungon sinjalistika. Ndoshta sinjalistika mund të ketë qenë edhe shkaku i përmbysjes së këtij automjeti./ZËRI