Aktualitet

Kryengritja me armë në burgun e Peqinit, 1 i vrarë dhe 1 i plagosur

Nuk dihet ende nëse ka përfunduar apo jo revolta brenda në burg, ndërsa në Peqin janë nisur RENEA dhe drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit dhe të policisë së burgjeve

E.K

Kryengritja me armë në burgun e Peqinit, 1 i vrarë dhe 1 i

PEQIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit, ku po ndodh një kryengritje me armë.

3 të dënuar dyshohet se janë përplasur me armë, dhe më pas kanë marrë peng stafin e kuzhinës në burg. 

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se deri tani 1 person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende me dije.

Ka qenë fillimisht i dënuari përjetë Sokol Mjaçaj, ai që është konfliktuar me të dënuarit e tjerë Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi, si dhe dyshohet se ka marrë peng një pjesë të stafit të burgut.

Mësohet se përplasja ka nisur fillimisht në zonën e ajrimit të burgut.  

Nuk dihet ende nëse ka përfunduar apo jo revolta brenda në burg, ndërsa në Peqin janë nisur RENEA dhe drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit dhe të policisë së burgjeve.  

“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej  dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar“, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Sokol Mjaçaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur disa vite më përpara në Dukagjin.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB