Aktualitet

Kryebashkiaku punon 40 orë tek Muzeu Historik në Fier, shlyen dënimin e SPAK

Punën prej 40 orësh, Ismailaj, e ka kryer pa pagesë, ndërsa kjo pritet t'i shtohet CV së tij si drejtues i Bashkisë Mallakastër dhe funksionar politik e publik.

k.m.
Kryebashkiaku punon 40 orë tek Muzeu Historik në Fier, shlyen
foto ilustruese

FIER- Kryebashkiaku në detyrë i Mallakstrës, Qerim Ismailaj për të cilin SPAK, kërkoi 1 vit burg për fshehje të dënimit në formularin e dekriminalizimit, është punësuar në Muzeun Historik Fier. WebLajm ka mësuar se Ismailaj e ka kryer këtë punën në muze, në shlyerje të dënimit të dhënë nga gjykata e posaçme. 

Ai ka kryer 40 orë punë në itneres të komunitetit, duke dërguar në SPAK vërtetimin se ai ka punaur pranë Muzeut Historik në Fier. Ende mbetet e paqartë puna që ka bërë Ismailaj në Muzeun e Fierit, i cili ka në organikë Ciceron, Historian, Roje, Bileta Shitës apo Drejtues. Punën prej 40 orësh Ismailaj e ka kryer pa pagesë, ndërsa kjo pritet ti shtohet CV së tij si drejtues i Bashkisë Mallakstër dhe funksionar politik e publik.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK ndërsa dënimi ndaj Ismailajt u dha me kusht, 6 muaj burg konvertuar në 40 orë punë në shërbim të komunitetit. Ismailaj është kryebashkiaku i 4 që përballet me këtë ligj dhe i pari që hetohet, gjykohet, dënohet dhe është ende në detyrë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB