
TIRANË- 1 maji ka nxjerrë në rrugë minatorë dhe ish-minatorë për të kërkuar të drejtat e tyre në Ditën Ndërkombëtare e Punës. Ata u mblodhën si fillim te sheshi Skënderbej, e më pas, bashkë me mësesit u vendosën para Kryeministrisë. Në një shkresë zyrtare, e cila është dorëzuar në Kryeministri, minatorët kërkojnë më shumë dinjitet për punën e tyre dhe kanë listuar edhe njëherë të gjitha kërkesat që kanë bërë ndaj qeverisë.
"Jemi bashkuar për të kërkuar dinjitet për punëtorët. Të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj dite për punëtorët në vendin tonë, në emër të punonjësve dhe grupeve të intereseit që ne përfaqësojmë, kërkojmë të drejtat tona,"-shkruajnë ata ndër të tjera në dokumentin e publikuar për mediat.
KËRKESAT E TYRE JANË:
-Hapjen e një dialogu të vërtetë dhe konstruktiv nëpër sindikatave, institucioneve dhe punëdhënësit në çdo sektor të ekonomisë për të adresuar shqetësimet e punonjësve dhe për të ndërtuar një sistem të vërtetë dhe funksional të mirëqënies sociale. Sot më shumë se kurrë, është koha për veprim të menjëhershëm, për të kthyer realisht vëmendjen tek të drejtat e punëtorëve, paga e kushte pune më të mira dhe ti themi ndal shfrytëzimit të punëtorëve, nëpërkëmbjes dhe mohimit të të drejtave të tyre më bazike në punë. Me akte dhe veprime konkrete dhe jo vetëm me fjalë dhe retorikë boshë.
-Kërkojmë reformimin e institucioneve të punës në Shqipëri. Krijimin e menjëhershëm të njëstrukturë të posaçme me atibutet, autoritetin dhe kompetencat e nevojshme për të adresuar problematikat që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në Shqipëri dhe për të promovuar standartet e punës. Riorganizimin e menjëhershëm të sistemit të kontraktimit kolektiv në Shqipëri, i cili sot është formal, klientelist dhe i kontrolluar nga punëdhëniesit dhe interesaty okulte.
- Dialog periodik nga çdo institucion publik me sindikatat në sektorët përkatës ose me përfaqësues të zgjedhur të punonjësve në rastin kur sindikatët nuk ekzistojnë, sidomo sa i përket pagave dhe kushteve të punës. Përllogaritjen dhe vendosjen e minimumit jetik nga shteti shqiptar. Hapjen e diskutimit institucional mbi mundësinë e ngritjes dhe funksionimit të këshillave të punëtorëve në Shqipëri, sipas modelit gjerman, i cili funksionon më së miri në disa vende të rajonit dhe është një alternativë e mirë në mbrojtje të interesave të punëtorëve atje dhe kur nuk funksionojnë sindikatat.
-Fillimin e dialogut me partnerët social dhe organizatat e punës për ngritjen e funksionimit real të këshillave të sigurisë dhe shëndetit në punë në çdo sektor të ekonomisë. Kërkojmë të ngrihen grupe të posaçme pune të përbashkëta të përbëra nga përfaqësues në nivelet politikbërëse të qeverisë shqiptare dhe aktorëve nga puna e botës së punës, kur ne jemi të gatshëm të japim kontributin dhe propozimet tona konkrete për çdo pikë të mësipërme.