TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur që e premtja e 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike për festën e Krishtlindjeve. Sipas vendimit të marrë nga mbledhja e kësaj të mërkure, administrata do të ketë në total 4 ditë pushim, pasi nuk do të punojë as ditën e enjte, 25 dhjetor pasi është festë zyrtare.
Në vendimm theksohet se premtja do të zëvendësohet me një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026, ndërsa institucionet publike do të rikthehen në punë ditën e hënë, 29 dhjetor 2025.
Vendimi:
V E N D I M PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 26.12.2025, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.