Aktualitet

Kreu i SPAK: Kemi zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn!

Altin Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, por nuk ka bërë me dije asnjë detaj tjetër.

k.m.
DEGJOJE ARTIKULLIN
Kreu i SPAK: Kemi zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn!
Arben Ahmetaj

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zbuluar se ka zhvillime të reja lidhur me ish.zv-kryeministrin, Arben Ahmetaj. Gjatë një takimi me gazetarët, Altin Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, por nuk ka bërë me dije asnjë detaj tjetër lidhur me çfarë ka arritur të zbulojë të re SPAK lidhur me dosjen. Ndërkohë që Ahmetaj është ende në arrati.

“Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Dimë kur dhe ku ka dalë nga Shqipëria, çfarë dokumenti ka paraqitur dhe arsye. Së shpejti do kemi zhvillime surprizuese. Gjiknuri është verifikuar në kuadër të hetimeve për Ahmetajn, kjo nuk do të thotë se ka hetim për secilin që del në atë procedim penal. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese,”-mësohet se është shprehur Dumani.

Çfarë ka ndodhur me Ahmetajn? 

Që prej fillim korrikut, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ahmetaj hetohet veçmas biznesmenëve të përfshirë në çështjen e inceneratorëve, dosje e ndarë veçmas dhe për të cilën janë shpallur disa urdhër arreste./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB