
GREQI- Një 30-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije është vënë në prangat e Policisë greke në zonën e Sikeonit pasi akuzohet si autorë i 9 grabitjeve me armë. Autoritetet greke bëjnë me dije se që prej muajit mars, shqiptari kishte kryer 9 grabitje në disa bar kafe në Sikeon, Neapoli dhe Agio Pavlo si dhe në një pikë lojërash fati në Agio Pavlo.
Më 12 shtator shqiptari do të kryente “aksionin” e tij të fundit. I maskuar dhe me thikë në dorë, ai futet në një market në rrugën “Foka” dhe merr prej aty 1000 euro si dhe disa paketa cigaresh.
Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi para (8134 euro), thikë, një sasi të vogël heroine./Zëri