Aktualitet

Konsumoi tollumbace me azot, përfundon rëndë në spital 15-vjeçari. Në pranga 3 persona

Sipas njoftimeve të policisë 3, ndër to babë e bir kishin përshtatur ambientet e një lokali për lojëra me kompjutera dhe dhoma të veçantë ku të rinjtë konsumonin drogë të llojeve të ndryshme.

Redaksia Zëri

Konsumoi tollumbace me azot, përfundon rëndë në spital

FIER- Një i mitur 15 vjeç ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi konsumoi tollumbace me azot në një lokal afër shkollës së tij. Policia njofton se ka vënë në pranga 3 persona për ngjarjen.

Sipas njoftimeve të policisë 3, ndër to babë e bir kishin përshtatur ambientet e një lokali për lojëra me kompjutera dhe dhoma të veçantë ku të rinjtë konsumonin drogë të llojeve të ndryshme.

Kontrolli erdhi menjëherë pas sinjalizimit se një i ri ishte dërguar në gjendje të rëndë në spital për shkak të konsumimit të një tollumbaceje me azot, një trend i ri që po aplikohet nga adoleshentët dhe për të cilin mjekët kanë vënë alarmin për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Sipas burimeve zyrtare u arrestuan në kuadër të operacionit "Tempulli" në flagrancë shtetasit G. X., 60 vjeç dhe R. X., 27 vjeç, babë e bir, dhe shtetasi E. L., 24 vjeç, banues në Fier. Shtetasi R. X. kishte përshtatur katin e parë të lokalit për përdorim droge, dhe në bashkëpunim me shtetasit G. X dhe E. L., iu shisnin adoleshentëve (nxënësve të shkollave 9-vjeçare), lëndë të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me gaz azot), dhe si pasojë e konsumimit të tyre, një 15-vjeçar ka shkuar në spitalin rajonal të Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky ambient i cili u bllokua nga Policia, reklamohej nga të arrestuarit, si vend ku fëmijët/adoleshentët luanin lojëra me kompjuterë.

Gjatë kontrolleve, këta 3 shtetas u kapën duke konsumuar lëndë narkotike cannabis sativa, në prezencë të klientëve të tjerë, në dhoma të përshtatura për këtë qëllim, në katin e parë të lokalitl.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bombul me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tollumbace që shërbenin për t’i mbushur me Azot, 4 celularë, një pajisje elektronike për mbushjen e tollumbaceve me gaz dhe një pajisje për konsumimin e lëndës narkotike në formë tymi. Këta shtetas dyshohet se prej disa muajsh, iu kanë shitur adoleshentëve, tollumbace me lëndë të rrezikshme për shëndetin e tyre (Azot), kundrejt vlerës 350 lekë.

Poll

MOS HUMB