Aktualitet

Policia shkoi për të sekuestruar kamerat e klinikës, mjeku: Nuk ka, kam bërë punime

Sipas tij që prej datës 23 shtator klinika i është nënshtruar punimeve.

E.K
Policia shkoi për të sekuestruar kamerat e klinikës, mjeku: Nuk
Roland Xhaxho

TIRANË- Mjeku Roland Xhaxho ka deklaruar se klinika dentare ku u krye operacioni i 3-vjeçarit që fatkeqësisht ndërroi jetë, nuk ka kamera sigurie. Sipas tij që prej datës 23 shtator klinika i është nënshtruar punimeve.

Një ditë më parë Policia e Tiranës shkoi në klinikë për të sekuestruar DVR. Sipas hetuesve kishte dyshime se në to mund të ishte ndërhyrë pas ngjarjes së rëndë. 

Ngjarja e rëndë u bë publike dy ditë më parë, por gjithçka ka filluar më 28 shtator, në orën 10:00 të paradites. I vogli u dërgua në klinikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për gjashtë orë. Sipas dëshmive, Xhaxho u kishte garantuar familjarëve se procedura ishte një sukses dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19:00, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.

Menjëherë pas dërgimit në banesë, djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve, mëlçia e tij kishte dalë jashtë funksionit.

Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat dhe më 1 Tetor, i vogli ka humbur jetën. Prindërit e fëmijës kanë kallëzuar në Polici, pasi sipas tyre shkaku i vdekjes së djalit ka qenë mbidoza e anestezisë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB