Aktualitet

Konflikt për motive të dobëta, adoleshenti plagos 32-vjeçarin

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku adoleshenti, edhe pse me masë sigurie "arrest në shtëpi", ka dalë nga banesa e tij dhe ka qëlluar me thikë një 32-vjeçar.

M.M
Konflikt për motive të dobëta, adoleshenti plagos
Foto ilustruese

VLORË- Pas një konflikti për motive të dobëta ne lagjen “Pavarësia”, Policia e Shtetit bën me dije se ka arrestuar ditën e sotme, 5 gusht, një 17-vjeçar të identifikuar me inicialet P.K. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku adoleshenti, edhe pse me masë sigurie "arrest në shtëpi", ka dalë nga banesa e tij dhe ka qëlluar me thikë një 32-vjeçar. Ky i fundit  po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Shtetit arrestoi shtetasin P. K., 17 vjeç, pasi në orët e para të ditë së sotme, në një lokal në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 32 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. / ZËRI

Poll

MOS HUMB