
TIRANË- 7 prona të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, janë konfiskuar nga shteti. Në një vendim që mban datën 6 Tetor, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK ka vendosur që pronat e Zenelajt t’i kalojnë shtetit. Pronat përfshijnë edhe një sipërfaqe toke në zonën e Porto Palermos, ndërkohë që pjesa tjetër është e përqëndruar kryesisht në bregdetin e ishull Lezhës.
Zenelaj është nën akuzë për deklarim të rremë të pasurisë, ndërkohë që prej disa vitesh e gjen vetën jashtë sistemit të drejtësisë.
Zenelaj u tërhoq nga sistemi i drejtësisë përpara se të përballej me procesin e vettingut. Por në fund ai u përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë sipas parashikimeve të ligjit. Në vitin 2016 ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë.
Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, ish- gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës. Po ashtu ai deklaroi 30 mijë Euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.
NJOFTIMI I SPAK:
Bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti para Gjykatës kërkesën e konfiskimit të pasurive të subjektit Guxim Zenelaj (ish gjyqtar i Gjykatës së Lartë).
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.26 datë 06.10.2023 ka vendosur ndërmjet të tjerave konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë:
1. Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
2. Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
3. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
4. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
5. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
6. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
7. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;
/Zëri.ai