
KORÇË- Një sherr mes adoleshentësh, i cili kishte nisur prej disa ditësh ka çuar në plagosjen e rëndë të një të mituri në Korçë.
Burime bënë me dije mbrëmjen e djeshmje për Zëri.ai se një i mitur ishte dërguar në spitalin e Korçës me plagë të rënda në kokë, ndërkohë që gjatë natës 14-vjeçari është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Mësohet se konflikti ka qenë mes dy grupeve të miturish që jetonin në lagje të ndryshkme të qytetit të Korçës. Fillimisht sherri ka filluar në biseda telefonike, e më pas ka degraduar në rrahje ku 14 vjeçari është goditur me dru në kokë.
Deri më tani në polici janë shoqëruar më tepër se 10 persona (të mitur dhe dëshmitarë okularë nga vendi i ngjarjes), ku po merren në pyetje mbi rastin e ndodhur. Shkaku ende nuk dihet, ndërsa situata mbetet e komplikuar për shkak të përfshirjes së disa të miturve në këtë ngjarje.
Policia e Korçës ka ngritur një grup hetimor në lidhje me rastin, ndërkohë që prioritet për momentin është gjendja e 14-vjeçarit, e cila ende paraqitet me rrezik për jetën, për shkak të plagës së marrë në kokë./Zëri.ai