Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, stomatologia Ina Xhaxho: Prisni ekspertizën! Jam krah babait tim

Ina Xhaxho ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku kolegë të shumtë e pyesin lidhur me ngjarjen tronditëse si dhe rolin që do duhej të luante "Urdhri i Stomatologëve".

k.m.
Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, stomatologia Ina Xhaxho: Prisni
Ina dhe Roland Xhaxho

TIRANË- Stomatologia Ina Xaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxho në klinikën e të cilëve u krye ndërhyrja kirurgjikale e 3-vjeçarit që vdiq Brian Spahiu, ka reaguar në rrjete sociale lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në ambientet e spitalit të tyre. Në postimin e saj, Xhaxho ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku kolegë të shumtë e pyesin lidhur me ngjarjen tronditëse si dhe rolin që do duhej të luante "Urdhri i Stomatologëve". Por ajo ka bërë thirrje që të gjithë të presin derisa ekspertiza të zbulojë të vërtetën lidhur me ngjarjen. Ajo madje shkruan se i ka avokati i saj i ka dërguar një ankesë për reagimet e tij mediatike, por shton se po pret të kalojnë 7 ditët e zisë për familjen Spahiu.

Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, stomatologia Ina Xhaxho: Prisni

"Përshëndetje, doja t'ju bëja me dije që unë asnjëherë nuk kam qenë e kontaktuar nga Urdhëri i Stomatologëve, as me email dhe as me telefon. Presidentit që përdor Facebook për lajmërime zyrtare i kam dërguar një letër ANKESË (nga avokati im) në email për të zbatuar me përpikmëri çdo gjë, të jetë i kujdesshëm për informacionet në emrin tim sepse në të tilla raste ka marrë përmasa të mëdha. Unë jam në pritje të kaloj 7 ditë zie për atë familje. Unë s'jam as media as JOQ, unë jam mjeke si të gjithë ju. Ndaj ju, miq, kolegët e mi unë jam këtu në Shqipëri ku çdo ditë jam pranë krenarisë time pranë atji që më ka mësuar të jem e qetë të ndihmoj e të kryej profesionin tim me dinjitet me protokolle, jam pranë babait tim. Ju gjykoni si të doni por merrini info të sakta jo portalesh për anamnezën e fëmijës, për gjendjen e tij, kur të dali pra fleta e daljes nga ne, ecurinë e SAKTË në QSUT prisni ekspertizën më besoni. Mos gjykoni ju pa ditur pse! Gjithashtu ju informoj për të gjithë ju që nuk më njihni që kam database me 2000 pacientë, ku janë 65% grup-moshash 3 me 9 vjec me caries generalizzato kam kartelat SPITALORE fotot etj është ndjekur e njëjta mënyrë trajtimi  8 10 12 14 dhëmbë brenda 1 seance. Prandaj për të investiguar që jam apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin që prej vitit 2015 brenda apo jo normave si për ambientin ku ushtroj profesionin që prej vitit 2015 brenda në spital kardiokirugjikal (i pari privat që në 2006) dhe për aftësitë e mia (edhe pse une nuk kam qenë e pranishme në rastin e djalit të vogël!) Prisni edhe pak unë këtu jam nëse kam bërë diçka gabim prapë këtu jam. Sot kam unë siklet nesër mund ta keni ju. Ndaj jemi bluza të bardha. Mos ta bëjmë hetuesit kur nuk na takon,"-shkruan Xhaxho.

Rasti i vdekjes së 3-vjeçarit ka tronditur vendin, pasi i mituri humbi jetën pak orë pas ndërhyrjes në dhëmballë. Mjeku që e kuroi pretendon se 3-vjeçari ka dalë i zgjuar nga spitali, ndërsa familjarët ngulmojnë se të miturit i dhanë më shumë anestezi seç duhet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB