Aktualitet

Kom. Hetimor në Shëndetësi/ Pano Soko: ‘Sterilizimi’ mund të ishte bërë 10 herë më lirë! E fitoi një kompani pa eksperiencë

Po ashtu ai u ndal tek kompania që fitoi tenderin, që sipas tij, nuk përmbushte as kriterin financiar dhe as teknik.

E.K
Kom. Hetimor në Shëndetësi/ Pano Soko: ‘Sterilizimi’
Pano Soko

TIRANË- Për rreth katër orë, përfaqësuesi i Nismës Thurrje, Pano Soko ka dëshmuar në Komisonin Hetimor për “Sterilizmin dhe “Check Up”. Gjatë fjalës së tij para deputeteve, Soko tha se koncensioni i sterilizimit i ka kushtuar dëm ekonomik shtetit dhe se sterilizimi mund të ishte bërë me kosto 10 herë më të ulët. Po ashtu ai u ndal tek kompania që fitoi tenderin, që sipas tij, nuk përmbushte as kriterin financiar dhe as teknik.

Pano Soko: Pra ne nuk kishim 11 milionë euro dhe në fund çfare? Kaluam në faktin ne paguanimin nga 17 milionë euro dhe 20 milionë euro. Kushdoi qoftë shërbimi paraja publike nuk duhet të vidhet. Shteti shqiptar dihet ta kishte bërë vetë dhe i kushtonte 11 milionë euro dhe do të kishim marrë të njëjtin shërbim që e marrim me 120 milionë euro. Do e kishim marrë me 10 milionë euro më pak. Një nga kompanitë koncensioneri ishte një kompani pa asnjë kontributi, ishte themeluar në Kosovë një muaj më parë dhe pyetja jonë ishte çfarë kontributi jep një kompani me një të punësuar dhe nuk përmbush as kriterin financiar as teknik.

Hetimi parlamentar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për Sterilizimin dhe Check-up ende vazhdon, edhe pse Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 8 të tjerë. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj akuzohet për veprën penale shpërdorim detyre. Në bankën e të akuzuarve, Beqaj do të jetë së bashku me ish-zëvendësin e tij në Ministri, Klodian Rrjepaj si edhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat.

Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj akuzohen për 'mashtrim'. Ndërkohë mbi zëvëndës ministrin Rrjepaj rëndon edhe akuza e falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorim detyre. SPAK ka dërguar për gjykim edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit. Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike të cilët janë në arrest shtëpie, dhe mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini që deri më tani kanë pasur masën 'detyrim me paraqitje'. Ish-zyrtarët akuzohen për 'falsifikim dokumenti' dhe 'shpërdorim detyre'. Hetimet për koncesionin e sterilizimit janë kryer nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, ndërsa SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB