Aktualitet

Kokainë në mikrovalë, pamjet e aksionit antidrogë që u shtri në 3 shtete, roli shqiptarëve

Mediat italiane kanë publikuar pamje gjatë operacionit të zhvilluar në vendin fqinj

E.K
Kokainë në mikrovalë, pamjet e aksionit antidrogë që u
Pamje nga operacioni

ITALI- Kanë dalë pamjet e operacionit antidrogë që u shtri në 3 shtete, Gjermani, Itali dhe Shqipëri, nga ku ranë në pranga 13 persona. Ky grup kriminal që trafikonte kokainë drejt Italisë është goditur nga policia gjatë një operacioni ndërkombëtar, të quajtur “Sammogia”.

Operacioni është iniciuar nga Policia italiane, ndërkohë që në vendin tonë u vunë në pranga 3 persona, në qytetin e Vlorës. Të arrestuarit janë Landi Kalemaj, 52 vjeç, Florjan Muho, 38 vjeç dhe Ledjon Muho, 33 vjeç, pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali.

Për tre shqiptarët, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimin për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

Mediat italiane kanë publikuar pamje gjatë operacionit të zhvilluar në vendin fqinj. Policia ka gjetur shuma parash dhe kokainë në mikrovalë. Gjatë operacioni janë sekuestruar 26.5 kilogramë kokainë dhe 11 kilogramë marihuanë.

Sipas hetimeve, grupi kriminal importonte çdo javë disa kilogramë kokainë mes Gjermanisë dhe Italisë dhe ua besonte blerësve bashkëkombës të tyre. 

Nga ana tjetër, korrierët shqiptarë për llogari të organizatës, shpërndanin çdo javë disa kilogramë kokainë për blerës të shumtë në të gjithë territorin kombëtar.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB