Aktualitet

KLSH ‘nxin’ Traumën, kërkon shkarkimin e drejtoreshës (GJETJET)

Pas auditimit janë zbuluar ilaçe të skaduara në farmaci e pavione, si edhe ka rezultuar se në spital s’ka ambiente morgu. Ndaj, KLSH ka kërkuar shkarkimin e drejtoreshës së spitalit të Traumës, Edlira Bode dhe dy zëvendës drejtorëve të tjerë.

E.K

KLSH ‘nxin’ Traumën, kërkon shkarkimin e drejtoreshës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar në muajin Korrik raportin pas auditimit të imtësishëm të Spitalit Univesitar të Traumës për periudhën 2021-2022.

Pas auditimit janë zbuluar ilaçe të skaduara në farmaci e pavione, si edhe ka rezultuar se në spital s’ka ambiente morgu. Ndaj, KLSH ka kërkuar shkarkimin e drejtoreshës së spitalit të Traumës, Edlira Bode dhe dy zëvendës drejtorëve të tjerë, që sipas tyre nuk kanë kryer si duhet detyrën që parashikon ligji.

“Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës” për: Edlira Bode me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i SUT-së”, shkuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërkohë, pas auditimit rezultoi se në magazinën e farmacisë së Spitalit Universitar, gjendet një stok i konsiderueshëm medikamente dhe materiale mjekimi të skaduara, çka tregon për një shpenzim të panevojshëm që është bërë nga ana e institucionit.

“Në magazinën e farmacisë se SUT dhe ne pavijone deri në fund te periudhës se auditimit, gjendet një sasinë me medikamente te skaduara ne vlerën totale 9,275,420 lekë, e cila përbën një shpenzim jo eficent për SUT duke sjellë një efekt financiar negativ për buxhetin e shtetit”, shkruhet në raportin e KLSH-së.

Gjithashtu u konstatua përdorimi i ambienteve të pa përshtatshme për ruajtjen e barnave dhe materialeve të mjekimit.

Sipas KLSH, barnat dhe materialet e mjekimit të verifikuar në akt verifikimin e datës 13.01.2023, ruheshin në magazinën e mallrave të spitalit të Traumës, ku krahas mallrave gjendeshin dhe pajisje mjekësore jashtë përdorimit e me rrezikshmëri për shëndetin e njërit.

Ndërkohë kjo magazinë, sipas raportit, nuk plotëson në asnjë drejtim kushtet e ruajtjes së barnave duke shtuar këtu se në këtë ambient gjenden dhe pajisje mjekësore jashtë përdorimit si radiografi etj.

Nga auditimi rezulton se gjithashtu se Spitali Universitar i Traumës nuk ka ambient dhe nuk është i pajisur me frigorifer-morg, për të bërë administrimin e trupave të pacientëve që ndërrojnë jetë në këtë spital. Në vitin 2021 pranë këtij spitali kanë ndëruar jetë 90 pacient.

Ndërsa në kontratat me FSDKSH nuk është përcaktuar proçedura e planifikimit të barnave dhe medikamenteve.

“Në lidhje me Planifikimi i barnave dhe medikamenteve, nga auditimi rezulton se, për planifikimin e nevojave vjetore për barna dhe materiale mjekësore nga Shërbimet mjekësore në SUT, gjatë hartimit të projektbuxhetit dhe planit buxhetor (pas miratimit), nuk bëhet analizë mbi gjëndjen e ilaçeve, sasinë e konsumit të tyre vjetore, në mënyrë që të justifikojnë listën për nevojat e këtyre barnave. Gjithashtu është konstatuar se planifikimi nga shërbimet mjekësore është kryer pa marrë në konsideratë kërkesën dhe sasinë reale, sipas nevojës vjetore të secilit pavion”, shkruhet në raportin e KLSH-së.

Në fund të raportit, KLSH kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të drejtoreshës së spitalit të Traumës, Edlira Bode dhe dy zv.drejtorëve, atij Teknik dhe Ekonomik.

RAPORTI I PLOTE

 

Poll

MOS HUMB