Aktualitet

Kishin 'mbushur xhepat' me euro e paundë të padeklaruara, njëri nga Londra dhe tjetri nga Kamza, kapen 2 persona në Rinas

Sipas njoftimit të policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas një 37-vjeçar dhe një 32-vjeçar.

zh.ll
Kishin 'mbushur xhepat' me euro e paundë të padeklaruara,
policia rinas

TIRANË- Policia kufitare ka goditur dy raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në Rinas në pikën e kalimit kufitar, duke sekuestruar mbi 26 mijë euro dhe paundë. Sipas njoftimit të policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas një 37-vjeçar dhe një 32-vjeçar.

Konkretisht, shtetasi shqiptar D. Sh., 37 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, iu gjetën 15 000 paundë, që synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar. Gjithashtu, shtetasi A. Z., 32 vjeç, banues në Kamëz, iu gjetën 11 370 euro, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar.

Njoftimi:

Goditen dy raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paundë.

Procedohen penalisht dy shtetas.

Në kuadër të kontrolleve të dedikuara, të bazuara dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi shqiptar D. Sh., 37 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 15 000 paundë, që synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi A. Z., 32 vjeç, banues në Kamëz, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 11 370 euro, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.

Kontrollet dhe verifikimet nga Policia Kufitare do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme në kufi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB