Aktualitet

Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Ata kërkuan përjashtimin nga gjykimi të gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simonit, por kërkesa e tyre u rrëzua në seancën e sotme.

k.m.
Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, Gjykata e Lartë
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për dorëheqjen nga çështja të Kolegjit të Gjykatës së Lartë. Ata kërkuan përjashtimin nga gjykimi të gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simonit, por kërkesa e tyre u rrëzua në seancën e sotme.

“Rrëzimin e kërkesës se paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007-00371-00-2024, qe i përket rekursit kundër vendimit nr. 73, dt. 17.04.2024, të Gjykatës se Posacme te Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar”. Ky vendim t'i njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni. Ky vendim është i formës së prerë,"- thuhet në njoftim.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhen në arrest shtëpie. Berisha akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve. Ai akuzohet se ka shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, për t’i dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili e ktheu atë në një kompleks banimi me 17 kulla, duke marrë më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall. Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u lirua. Kjo pasi edhe ai dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB