Aktualitet

Kërcet sherri në lokalin në Elbasan, të rinjtë dhunojnë të miturin pasi pinë alkool

Pronari i lokalit A. Q., 54 vjeç, është proceduar penalisht pasi ka lejuar që në ambientet e tij të konsumojnë alkool të miturit.

F.m
Kërcet sherri në lokalin në Elbasan, të rinjtë
Policia në Elbasan

ELBASAN- Tre të rinj po hetohen nga Policia e Elbasanit pasi kanë dhunuar me grushte e shkelma një 16-vjeçar. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, janë konfliktuar me të miturin në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”. Ata kanë qenë brenda në lokal duke konsumuar alkool dhe më pas kanë dalë jashtë e janë përplasur fizikisht.

Gjithashtu nën hetim është vënë edhe një 20-vjeçar, i cili punonte kamerier në këtë lokal pasi është përplasur me një 18-vjeçar. Pronari i lokalit A. Q., 54 vjeç, është proceduar penalisht pasi ka lejuar që në ambientet e tij të konsumojnë alkool të miturit.

Njoftimi:

K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.  
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin H. G., 20 vjeç (kamarier), pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit. 

Në vijim të veprimeve hetimore janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin A. Q., 54 vjeç, pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur.

Poll

MOS HUMB