
TIRANË- Dritan Stoka, specialisti i Kadastrës që u vu në pranga për korrupsion në periudhë zgjedhjesh elektorale në vitin 2019, është lënë në masën “arrest me burg”. Për dy të tjerë, Gjykata ka zbutur masat e sigurisë. Ish-kryeplaku i lagjes së re në Sauk Agim Osmanin nga "Arrest në burg" është lënë në "Arrest shtëpie".
Ndërsa Alqi Hajdini, ish-juristi Kadastrës, është lënë në masën “detyrim paraqitjeje” nga “arrest shtëpi” që ishte më parë. Masa "Detyrim paraqitje" është lënë në fuqi dhe për Ylli Barutin. Stoka iu premtonte qytetarëve që banonin në zonën e Saukut legalizim të banesave në këmbim të votave për Partinë Socialiste. Baruti, sipas dosjes, lunate rolin e sekserit.