Aktualitet

Kërcënoi me armë dy vëllezër në Shkodër, arrestohet 32-vjeçari

Autoritetet pohojnë se kanë sekuestruar shumën parave dhe celulari që autori u mori dy vëllezërve. 

I.F
Kërcënoi me armë dy vëllezër në Shkodër,
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR– Një 32-vjeçar është arrestuar, pasi kërcënoi me armë zjarri dy vëllezër dhe më pas iu mori telefonin. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, ku i riu u ka kërkuar dy vëllezërve 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë, por nuk e ka kthyer celularin.

Autoritetet pohojnë se kanë sekuestruar shumën parave dhe celulari që autori u mori dy vëllezërve. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Return”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Z. L., 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij, dhe një ditë 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë por nuk e ka kthyer celularin.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë””, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB