Aktualitet

KAS gjobit Veliajn, Margaritin dhe drejtoreshën e TOB

Ata akuzohen për “aktivitet publik në kohë fushate”.

k.m.
KAS gjobit Veliajn, Margaritin dhe drejtoreshën e TOB
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ ka vendosur të gjobisë, ministren e Kulturës, Elva Margariti, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, drejtoreshën e Operas Abigeila Vushtina. Ata akuzohen për “aktivitet publik në kohë fushate”. Konkretisht KAS vendosi gjobë në masën 155 mijë lekë ndaj Erion Veliaj, gjobë në masën 2 mijë e 500 lekë ndaj Elva Margariti dhe gjobë në masën 2 mijë e 500 lekë ndaj Abigeila Vushtina.

Njoftimi i KQZ:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. nr. 35, datë 02.11.2023, me objekt, “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ në zbatim të vendimit nr. 812, datë 20.10.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj zj. Zerina Bruci, person përgjegjës për Ministrinë e Kulturës, në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS rrëzoi kërkesën e Komisionerit dhe pranoi pjesërisht kërkesat e palës së interesuar Organizata “Drejtësia Sociale”.

KAS vendosi sanksion administrativ:

Gjobë në masën 155 000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë ndaj z. Erion Veliaj
Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Elva Margariti
Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Abigeila Vushtina.

Poll

MOS HUMB