Aktualitet

Kapet me armë pa leje, arrestohet 36-vjeçari në Kurbin

Sipas Policisë, Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

I.F
Kapet me armë pa leje, arrestohet 36-vjeçari në Kurbin
Pamje nga operacioni i Policisë

LEZHË- Një 36-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi mbante armë dhe municion luftarak në banesën e tij. Në pranga të Policisë ra Ermal Llozi, ku gjatë operacionit të Policisë iu sekuestrua materiale 1 armë zjarri automatike,1 krehër me fishekë dhe municion luftarak.

Sipas Policisë, Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB