Aktualitet

Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë në Spanjë

F.I

Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë në

SPANJË-Garda Civile Spanjolle dhe Policia Kombëtare kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët në zonën Rego do Alcalde, në San Miguel de Deiro, me rezultat arrestimin e 7 personave, të gjithë shqiptarë dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kokaine, ende e pa peshuar si dhe një gomone me tre motorrë me fuqi prej 450 HP.

Mediat e huaja raportojnë se sipas burimeve zyrtare, është konfiskuar një sasi e konsiderueshme kokaine e shpërndarë në pako, si dhe materiale që lidhen me trafikun e drogës. Shqiptarët janë parë në Pontevedra prej disa kohësh dhe rezulton të kenë lidhje edhe me një anije peshkimi të kapur në vitin 2023 para se të arrinin në Cíes, me sasinë gjigante prej 7500 kilogramësh kokainë.

Zbulimi i gomones në Rego do Alcalde, i njëjti vend ku u shfaq një tjetër gomone e bllokuar ditën e Krishtlindjes së kaluar, përforcon hipotezat e një lidhjeje të drejtpërdrejtë me një anije tjetër që do të dërgonte drogën në det të hapur.

Poll

MOS HUMB