
Permbyset kamioni
TIRANË- Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë, në zonën e Qesarakës, ku një kamion i ngarkuar me beton, ka përplasur disa mjete.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, kamioni është përmbysur në rrugë, në një kompleks pallatesh në rrugën “Kadri Kullkashi”.
Kamioni ka përplasur dy makina, një taksi dhe një automjet tjetër tip “BMW”, ndërkohë që drejtuesi i kamionit ka mbetur i lënduar.
Paraprakisht dyshohet se kamioni ka rrëshqitur në një dishezë të fortë dhe drejtuesi i tij nuk ka mundur të manovrojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.
Poll