
pamje nga vendngjarja
VLORË- Aksi Orikum-Himarë u bllokua prej disa orësh mbasditen e sotme, duke krijuar një trafik tejet të rënduar. Shkak i bllokimit të aksit rrugor u bë një kamion i tonazhit të rëndë, i cili ka ngecur në kthesat e Llogarasë.
Kamioni ngeci, pasi shoferi raportohet se morri një manovër të gabuar në kthesën e fortë ku po kalonte. Pjesa e madhe e mjeteve u detyruan të kthehen nga rruga e lumit të Vlorës.
Policia mbërriti në vendngjarje për të orientuar drejtuesit e automjeteve të bllokuara.
Poll